FOTO/ Hajdutët nuk ndalen, shpëton pa u vjedhë transformatori në Tiranë. Ja zonat pa energji

469
Persona ende të paidentifikuar kanë tentuat të vjedhin transformatorin në nënstacionin Mëzez, duke lënë mbetet pa energji zonën pranë Parkut Logjistik dhe disa zona të tjera.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është tentuar të vidhet transformatori i nënstacionit Mëzez.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30-04:00 e mëngjesit të sotëm në kabinën “Peshku” ku punëtorët e nënstacionit kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108 /nënstacioni Mëzez.

Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit I hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.

Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë pritet që në kabinë të rivendoset transformatori i ri.

Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht: zona pa drita tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë, prapa godinës së Coca-Colës.
Sigal