FOTO/ Grabitën mijëra euro bizhuteri në argjendari, si u arrestuan dy shqiptarët në Maltë (Emri)

628
Policia e Maltës ka arrestuar dy shqiptarë të cilët dyshohet se janë autorë të grabitjes së një argjendarie në Sliema javën e kaluar.

Sipas mediave vendase, njëri nga shqiptarët e arrestuar është Ramazan Hysa, 24 vjeç, ndërsa shqiptari tjetër është rreth 26 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.Sipas mediave vendase, shqiptarët dyshohet se të maskuar dhe të armatosur grabitën argjendarinë “Diamonds International”.
Shqiptarët u larguan me bizhu me vlerë dhjetëra mijëra euro pas grabitjes dhe me një makinë të bardhë, para se ta braktisnin atë në Gzira dhe duke vazhduar arratisjen me një biçikletë.
Oficerët e u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar ku edhe i arrestuan.

Sigal