FOTO/ Furnizonte Lombardinë me kokainë të pastër, kapet mat në Itali i riu shqiptar

609
Të tjera operacione antidrogë me protagonistë shqiptarë janë kryer në Itali, ku ka pasur një rritje të ndjeshme të trafikut dhe përdorimit të drogës, sidomos në mesin e të miturve, shkruan “La Voce del Trentino”.
Kësaj here bëhet fjalë për kokainë të transportuar nga një trafikant shqiptar, i cili furnizonte zona të ndryshme të Lombardisë. Atij iu zbuluar 220 gramë kokainë e cilësisë së lartë, 78% e pastër.
Policia italiane më 31 marës arriti të identifikojnë dhe neutralizojë një kanal të rëndësishëm të furnizimit me kokinë që ishte gati të vendosej në treg.
Por pasditen e djeshme karabinierët identifikuan një makinë, ku në bordin e saj ndodhej 37-vjeçari shqiptar me inicialet C.V. Ai kishte parkuar makinën disa qindra metra nga kufiri me provincën e Trentos ku pritej të dorëzonte drogën.
Kur u afruan për kontroll, karabinierët vunë re një gjendje nervozismi të treguar nga ana e shqiptarit. Kjo shtoi dyshimet tek karabinierët duke bërë që ta kontrollojnë me detaje makinën. Tani 37-vjeçari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit.
Sigal