FOTO/ Elbasan, pronari i Llotos kapet me kokainë dhe peshore

448
Policia e Elbasanit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi A.D, 46 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.
Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal