FOTO/ E rëndë në Itali, makina përplas dy shqiptarë në rrugë, njëri vdes në vend

514
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme ku janë përfshirë dy shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se njëri prej shqiptarëve ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
“Ufficio Stampa” bën me dije se shqiptarët ndodheshin prej pak kohësh në Itali për të punuar dhe mbrëmë duke ecur në rrugë janë përplasur nga një makinë.
Shoferi i makinës ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë, por njëri prej shqiptarëve ndërroi jetë në vend. Ndërkohë shqiptari tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po mjekohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal