FOTO/ E plagosën sot në Selitë, zbulohet konflikti i vjetër me Shullazin në 2015-ën

641
Gjon Pelivani, një nga dy të plagosurit e sotshëm në Selitë, është një person që ekziston herët në dosjet e Policisë së Shtetit. Përveç faktit që ka ndryshuar emrin e mëparshëm, Valmert, përveçse ka qënë i dënuar për vjedhje, Pelivani ka pasur “luftë” edhe me bandën e Emiljano Shullazit. Ai është plagosur në vitin 2015 nga vetë krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, që gjendet në burg.
Gjon Pelivani dhe një person tjetër me iniciale R. Hoxha u qëlluan me armë në një lokal në Selitë pas një sherri që patën me një person të quajtur Arti M. Ky i fundit i qëlloi të dy duke i plagosur dhe u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Policia është kërkim të tij. Nuk dihet arsyet e sherrit mes tyre që çoi në krim.
Sigal