FOTO/ E masakroi me thikë gruan, shqiptari dëshmi kontradiktori në polici. Ja çfarë deklaron shefi i komisariatit

536
Një ditë pas krimit makabër të shqiptarit në Itali që masakroi ish- gruan e tij, zbardhet deklarata e tij në polici.
Sipas të dhënave nga policia italiane, shqiptari ka qenë konfuz në ato që ka thënë, por edhe i dehur. ‘Jemi duke hetuar për të qartësuar njëherë nëse ata ishin ende bashkë apo ishin ndarë’, ka thënë Christian Tapparo, shefi i policisë në zonën ku ndodhi krimi.
Viktima Elena Seprodi, 48 vjeç, u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj në Casale Monferrato, në krahinën e Alessandrisë. Krimi, sipas informacioneve është kryer nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, pas një grindej mes tyre.
Mosmarrëveshjet mes tyre, kishin shkuar deri në ndarje ka ardhur për shkak të parave dhe xhelozisë.
Por edhe pse ishin divorcuar, shqiptari dhe rumunia kishin një fëmije nga martesa e tyre.
Policia thotë se shqiptari është gjetur me thikë në dorë në momentin e arrestimit dhe ishte ulur pranë trupit të viktimës. Ndërsa kishin qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës.
Sipas të dhënave, shqiptari ka pranuar që e ka goditur ish-gruan e tij për arsye pasionante dhe ekonomike.


Sigal