FOTO/ Dy ‘të fortët’ e Durrësit në gjyq, duke pritur masën e sigurisë

513
Në Gjykatën e Durrësit ka nisur seanca për masën e sigurisë për Marjel Fierzën dhe Genti Nderjakun.
Dy të rinjtë u kapën me pistoleta pa leje në një operacion që zhvilloi policia e Durrësit tri net më parë për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale.
“DurrësLajm” publikon edhe foton e parë të dy të arrestuarve nga kafazi i hekurt, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje.
Në një njoftim të detajuar ditën e djeshme, Policia e Durrësit sqaroi se i arrestuari Genti Nderjaku i moshës 34 vjeç, kishte leje arme vetëm për brenda banesës dhe jo jashtë saj.
Ndërsa i arrestuari tjetër, Marjel Fierza, i moshës 30 vjeç, njihej ndryshe edhe si pjesë e bandës që drejtohej nga Lulzim Berisha.

Sigal