FOTO/ Drogë në kavanoza gogozharesh e kuti kosi, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër (Emri)

561
Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike kanabis. Në pranga është vendosur Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër. Sipas policisë, i riu u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet 574 gram kanabis e fshehur në kavanoza gogozharesh e kuti kosi.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal