FOTO/ Drogë dhe armë gjenden të fshehura në pyllin grek pranë kufirit me Shqipërinë

609
Një sasi e konsiderueshme marijuane dhe një armë tip “kallashnikov” janë gjetur pranë kufirit Greqi-Shqipëri ditën e sotme. Gjatë një operacioni në zonën pyjore të Xrisorahi në Janinë pas informacioneve për trafik drogë nga Shqipëria, policia greke ka gjetur të fshehura 7 çanta me 123 pako që përmbanin 138 kg 400 gram marijuanë.
Pranë çantave, është gjetur është një armë zjarri automatik “Kallashnikov” me 2 krehëra me 20 fishekë, si dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Sakaq, po vijojnë kontrollet e mëtejshme, si dhe po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Sigal