FOTO/ Do ia dorëzonte italianit, kapet me kokainë e hashash korrieri shqiptar (Emri)

661
Autoritetet italiane kanë arrestuar një transportues droge shqiptar në Katania. Ai ra në prangat e karabinierëve sapo mbërriti në vendin e caktuar për dorëzimin e një sasie prej 31 kilogramëve marijuanë dhe 850 gramë kokainë.
Pas sinjalizimeve të marra gjatë hetimit, policia italiane priste mbërritjen e korrierit shqiptar, Vladimir Kapaj, 41 vjeç. Në pranga ra edhe personi të cili do i dorëzohej droga, italianit 39-vjeçar, Agatino Piano.
Mediat vendase raportojnë se sapo shqiptari me një makinë Opel mbërriti në vendin e dorëzimit, policët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan Kapajn, i cili banon në një fshtat të provincës së Catanias.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë Kapajt iu sekuestruan tre thasë me 31 kile marijuanë, si dhe dy pako me kokainë, 850 gramë gjithsej, e 25 gramë hashash. Vlera e drogës ishte rreth 75 mijë euro.
Sigal