FOTO/ Djegia e autobusit me pasagjerë në Milot, policia: Si ndodhi ngjarja

497
Policia e Kurbinit ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në Milot, ku një autobus me pasagjerë mori flakë në ecjen. Burime zyrtare raportojnë se ngjarja ndodhi në Fushë-Milot, ndërsa konfirmohet se nga flakët nuk ka të lënduar.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 26.08.2017, është marrë njoftim se në Fushë-Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Sigal