FOTO/ Digjet një ‘Benz’ në Tiranë, ishte parkuar poshtë një pallati

413
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të paradites së sotme në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.
Automjeti ishte i parkuar ndërsa është përfshirë nga flakët. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët.
Shkaku i rënies së zjarrit është ende i paqartë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Edhe në fotot që shihet automjeti ka qenë i parkuar pranë një pallati, ndërsa pranë ka pasur edhe mjete të tjera.
Sigal