FOTO/ Çantë e dyshimtë brenda parkingut nëntokësor në Tiranë, alarmohet policia

420
Një çantë e dyshimtë është gjetur në parkingun nëntokësor në qendër të Tiranës, duke alarmuar kështu policinë. Kjo e fundit sapo u njoftua për rastin në fjalë, shkoi në vendin e ngjarjes.
Mësohet se çanta e shpinës, në ngjyrë të zezë, ishte lënë afër një makine. Kjo situatë ka shkaktuar bllokim të trafikut, pasi policia nuk lejoi qytetarët që t’i afrohen parkingut. Ndërkohë, disa punonjës policie kanë marrë çantën dhe më pas e kanë futur atë në makinën e bluve.
Pas disa çasteve tensioni, pas verifikimit, policia ka lejuar qarkullimin normal të mjeteve. Deri më tani nuk dihet se çfarë kishte brenda çantës, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
Sigal