FOTO/ Atentat me armë zjarri të riut shqiptar, në luftë me vdekjen

584
Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano. Sipas raportimeve të medieve italiane,bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili është transportuar në spital, në gjende të rëndë.
Mediat lokale raportojnë pak pas orës 20.30, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u qëllua me të paktën një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se ashtu i plagosur, ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.
Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, hetimet janë në vijim.
Sigal