FOTO/ Aksidenti me 3 të vdekur në Laç, përlotin mesazhet e familjarëve

587
Ishin nisur për të festuar 1 Majin, por fatkeqësisht nuk mundën… Ka qenë fatal udhëtimi në drejtim të Tiranës për tre të rinj, ku makina me të cilën udhëtonin ra në kanal në fshatin Adriatik të Kurbinit, e për pasojë humbën jetën 22-vjeçari Juli Margjini, 20-vjeçari Simon Kaza dhe 17-vjeçari Bert Marku.
Tre të rinj që ikën në lulen e rinisë ka pikëlluar të afërmit, miqtë, por vetëm. Zija ka pllakuar në familjet e tyre, ku kanë hapur dyert e mortit…
Sot ata rrëqethin me statuset e tyre për humbjen e njerëzve të dashur. Miqtë dhe të afërmit e Julianit, 22-vjeçarit, i cili kishe udhëtuar për të marrë dy shokët e tij në Kurbin kanë prekur me postimet e tyre.
“Ike në lule të rinisë. Na copëtove zemrat”, – shkruan vajza e dajës.


Sigal