FOTO/ Aksident me vdekje në Bulqizë, vdes një 25-vjeçar

132
Aksidenti i rëndë rrugor në aksin Peshkopi-Bulqizë. Një 25-vjeçar mësohet se ka humbur jetën nga dalja e makinës jashtë rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.
Informacion paraprak nga Policia e Dibrës:
Rreth orës 10.05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë, një mjet ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D, rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip “Golf 4” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në automjet udhëtonin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit të mjetit të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.