FOTO/ Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje shqiptare

636
Një vajzë 8 vjeçare ka marrë plagë të rënda dhe u transportua me helikopter për në spital, pas një aksidenti që ndodhi të shtunën në autostradë, në Kantonin Aargau, Zvicër.

Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut.

Në makinën e ndaluar ishte një shqiptare nga Kosova, 26 vjeçe.

Bashkë me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, shkruan albinfo.ch. Makina tjetër që po shkonte në drejtim të Brugut ka përplasur me tërë fuqinë mjetin që ishte ndalur aty.

Makinën që shkaktoi aksidentin e drejtonte një 31 vjeçar, po ashtu shqiptar nga Kosova. Gruaja dhe burri që ishin shoferë dhe fëmija 9 vjeç kanë pësuar plagë të lehta ndërsa vajza 8-vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.

Dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen në disa mijëra franga.

Prokuroria Publike e Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti.

Ndërsa policia i ka marrë patentën shkaktarit të aksidentit.
Sigal