Foshnja e braktisur nga prindërit, niset drejt Tiranës

453
As nëna as babai nuk pranojnë të mbajnë vajzën 22 muajshe e cila prej 6 muajsh jeton e vetme e mbylluar në një shtëpi prej balte për më të shumtën e ditës, në fshatin Kllobcisht të Maqellarës. Alsona Çoku jetonte me babanë, i cili i braktisur nga bashkëshortja, mbyllte vajzën në shtëpi dhe ikte për të kërkuar punë . Pas takimeve që Shërbimi Social Shtetëror kishte kryer me prindërit e vajzës 22 muajshe është vendosur që ajo të sillet në Tiranë dhe do të vendoset në një Institucion të Përkujdesit për fëmijë.
Sigal