Forcat Speciale të Policisë kontrolle në Laç e Lezhë ‘në sitë’ makinat luksoze

625
Sigal

Forca e Posacme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore  lokale kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe në Lezhë. Në fokus të operacioneve kanë qëne makinat luksoze, të cilat nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Forcave Speciale në këto dy qytete.

Burimett e mbrëndshme thanë se kontrollet po kryhen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me arme zjarri, me lëndë narkotike si dhe për arrestimin e personave në kërkim. Po sipas të njëjtave burime gjatë aksionit në Lac e Lezhë, janë kontrolluar rreth 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.

Foto e dërguar nga një qytetar në redaksinë tonë, është shkëputur gjatë operacionit të kryer nga Forcat Speciale mbrëmjen e kaluar, i cili  shprehet se prania e forcave speciale ka rritur sigurinë në qytet.

Makina

Prej disa ditësh FNSH dhe policia janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet më problematike të vendit, me qëllim parandalimin e akteve kriminale si edhe arrestimin e personave në kërkim