Fluks i madh nga Kosova në Shqipëri, për tre orë kaluan kufirin 20 mijë makina!

461
Edhe këtë fundjavë gushti, që në orët e para të mëngjesit nga ora 04:00 deri në 07:00 mbi 20 mijë automjete me mbi 40 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri. 

Në doganë pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve. 

Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin. 

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sigal