Flet vëllai i 55- vjeçarit, Luan Koprencka: Nuk mendonim se gjërat do arrinin deri këtu

433
Vëllai i 55 vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pas një sherri me thika në Kombinat, ka thënë se konfliktet me autorin përfunduan në këtë situatë. “Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan, vëllai i 55 vjeçarit. Më tej ai ka treguar se konflikti me Alban.H, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal. “Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”, ka thënë vëllai i 55 vjeçarit.
Sigal