Flet shoku i ngushtë i Arielës: Ata takoheshin gjithmonë, por një ditë…

53
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 23-vjeçar qëlloi me armë një vajzë dhe më pas veten e tij në kokë.
Aldosen Beluli dhe e ndjera 21-vjeçare, Ariela Murati, janë njohur në gjimnazin e fshatit Zharrëz, në bashkinë e Patosit. Ariela studionte në këtë shkollë vite më parë, pasi familja e saj ishte larguar nga qyteti i Beratit dhe ishin vendosur në Fier. Ariela vazhdoi më pas shkollën në Tiranë, në degën e drejtësisë
Në një intervistë me shokun e saj të ngushtë Gerald Quku për Dritare.net thuhet se: “Ariela ishte shumë vajzë e mirë, e sjellshme dhe mësonte shumë. Ajo me tregonte se ishte në lidhje me dikë por një djalë e ngacmonte gjithmonë. Me aq sa mbaj mend Ariala dhe Aldoseni shkonin mirë bashkë, dilnin për kafe, party kudo. Por siç duket atij nuk i ka pëlqyer ideja që ajo ishte e lidhur. Ai e takonte kudo, në shkollë pothuajse çdo ditë. Një herë ata debatuan në mes të oborrit të shkollës me zë të lartë që prej asaj dite se kemi pare më ta takonte deri sa morëm vesh këtë fatkeqësi të sotmen. Nuk e di pse shkuan gjerat deri në këtë pikë. Ngushëllime familjes për humbjen e tyre kaq të madhe”- është shprehur për Dritare.net shoku i saj i ngushtë Gerald Quku
Ndërkohë bëjmë me dije se djaloshi 23-vjeçar Aldosen Beluli ka dhënë shenja jete, pasi ai qëlloi veten e tij me pistoletë në kokë pas vrasjes me 5 plumba në trup të viktimës Ariela Murati.