Flet kushëriri i 23-vjeçarit: S’kemi frikë nga hakmarrja, Aldisoni e Ariela do prehen në njëjtat varreza

153
Përcillet për në banesen e fundit Aldison Behlulaj, i riu që studionte për infermeri e që vrau para pak ditësh studenten e Juridikut dhe qëlloi edhe veten me një plumb në kokë.
Pas cermonisë mortore në fshatin e lindje dhe në të njëjten varrezë me atë ku u varros edhe studentja ka folur për mediat, djali i dajës së Aldisonit, Astrit Koroveshi.
Ky i fundit tha se i kemi qëndruar pranë Aldisonit këtë jave.
‘Të dy të rinjtë mund të perfundonin në martesë, por dy të rinjtë do të prahen në varrezë’ tha ai.
Me familjen e vajzës nuk kemi mosmarrëveshje dhe ai tha se se nuk i tremben hasmërise.
‘Kjo nuk ishte një ngjarje e mirë për të dyja palët’, tha ai.