Flet fqinji dhe shoku i fëmijërisë: Si i njoh dhe çfarë di për vëllezërit Habilaj

562
Enver Gjoni është fqinj me vëllezërit Habilaj, të akuzuar nga autoritetet italiane si pjesë e një bande të trafikut të drogës. Në një intervistë për Top Channel Enver Goni nga fshati Babicë e Vlorës thotë se është rritur me ta, veçanërisht është shumë i lidhur me ‘Lolon’.
Florian Habilaj është në kërkim ndërkombëtar dhe për prokurorët shqiptarë ai është njeriu që di emrin e shefit të madh, të cilin e përmend në përgjimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë së Katanias. Lolo, thotë Enveri, ka punuar që i vogël duke blerë ullinj në bregdet, e më pas i shiste.
Enveri nuk beson se shokët e tij të fëmijërisë të jenë marrë me punë të pista. Për këtë thotë se është i bindur.
“I kam vëllezër, i kam fshatarë, gjiton. Lajmin e kam marrë pas 3 ditësh, nga televizori më saktë. Mendimi im? Është një fatkeqësi ça dëgjova në media dhe habitem. Unë duhet të isha në gjendje më të mirë, po të ishin në ato kushte ata siç thotë media. Po të kishin aq, edhe unë do isha më mirë. Shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë e vërteta”-tha ai.
Sigal