Flet Fetah Mataj: Tritolin ma vendosën për të më trembur, por nuk frikësohem nga askush

498
Fetah Mataj thotë se ka qenë në gjumë kur ndodhi shpërthimi në derën kryesore të katit të parë të ndërtesës së tij 3-katëshe.

Duke folur për mediat, ai thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe ngjarja e sotme është bërë për ta trembur.

“Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam konflikte me asnjë, dal i lirë në qytet. E kanë bërë për të më frikësuar, por unë nuk frikësohem nga askush”, ka thënë ai.

Fetah Mataj ka pak muaj që ka dalë nga burgu. Ai është aktivist i PS dhe ka qenë punonjës i Bashkisë Durrës. Mataj ishte dënuar për gjobëvënie dhe kanosje.
Sigal