Fetah Mataj thotë se ka qenë në gjumë kur ndodhi shpërthimi në derën kryesore të katit të parë të ndërtesës së tij 3-katëshe.
Duke folur për mediat, ai thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe ngjarja e sotme është bërë për ta trembur.
“Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam konflikte me asnjë, dal i lirë në qytet. E kanë bërë për të më frikësuar, por unë nuk frikësohem nga askush”, ka thënë ai.
Fetah Mataj ka pak muaj që ka dalë nga burgu. Ai është aktivist i PS dhe ka qenë punonjës i Bashkisë Durrës. Mataj ishte dënuar për gjobëvënie dhe kanosje.