Në një apartament pranë “21 Dhjetor” pak minuta më parë ka rënë zjarr. Sipas policisë së Tiranës, një person me të meta mendore i ka vënë zjarrin banesës së tij që ndodhet në katin e dytë. Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e kanë bërë të mundur largimin e të sëmurit nga banesa, duke e nxjerrë nga ballkoni. Sipas informacioneve të para nga zjarri u rrezikuan edhe apartamentet e tjera në pallat.