Fjalët e fundit të biznesmenit të kafes në Vlorë, kush ishte njeriu “misterioz” që udhëtonte me të

306

Policia e Vlorës zbardh të gjithë dinamikën e vrasjes së biznesmenit të kafesë në Vlorë, Vasil Dervishaj, i cili mësohet se udhëtonte në një makinë me një tjëtër person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende nga policia.

Por ndërsa pikëpyetjet për ngjajren janë të mëdha, blutë e Vlorës kanë arritur në konkluzionin se autorët lëviznin të tre në një makinë. Mrëmjen e krimit më 4 qershor, Amarildo Caushaj (i vetëdorëzuar), Erges Avdiu (në kërkim) dhe një i tretë ende i paidentifikuar (i vetëdorëzuar) lëviznin me një automjet tip “Audi”. me targa AA 830 RA që u sekuestrua nga policia.
Vaso
Sipas të njëjtave burime, ata po shkonin në lagjen “Pavarësia” në lokalin e Amarildo Caushit, aty ku mblidheshin çdo natë për të luajtur tavëll.

Sapo janë futur në lagje, policia thotë se automjetit të tyre i ka prerë rrugën Vasil Dervishi i shoqëruar nga një person tjetër, edhe këta në makinë.

Viktima ka tentuar të hapë krahun, ka dalë nga makina dhe ka tentuar të mbushë armën tip kallashnikov. Në këtë kohë Erges Avdiu thuhet të ketë nxjerrë pistoletën dhe e ka shkrepur në drejtim të Vasil Dervishit, pasi mendoi se ai do t’i qëllonte.

Policia sqaron se, Dervishaj mori një plumb në dorë dhe një në qafë në afërsi të kokës. Fjalët e fundit që i ka thënë personit që e shoqëronte kanë qënë: “Fute kallashnikovin në makinë” .

Pas këtij momenti, personi në fjalë ka marrë kallashnikovin dhe e ka spostuar disa metra, ndërsa ju ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë dhe është larguar në këmbë.

Dëshmitarët e kanë përshkruar atë si një djalë të ri dhe të gjatë rreth 1.90cm.

Policia sqaron se në këtë kohë Amarildo Caushaj dhe personi tretë kanë tentuar të dalin nga automjeti por Erges Avdiu i dha gaz automjetit dhe i zbriti dy të rinjtë në afërsi të Portit duke u thënë se përgjegjësia ishte e tij dhe se dy të rinjtë nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Dy pasagjerët kanë përshkuar më pas rrugën nga porti deri në hyrje të Lungomares dhe me pas janë ndarë.

Ndërkohë Erges Avdiu i ka telefonuar Amarildo Grembit duke i kërkuar ta çonte deri në autostradë. Ky i fundit nuk ishte në dijeni të ngjarjes, sqaron Policia. Nuk dihet ende roli që ka pasur në këtë ngjarje bashkëpunëtori tjetër Nekid Arapi. Për të dy gjykata e Vlorës la në fuqi sot masën “arrest me burg”.