Filip Papajani–Këngëtari magjistral i Elbasanit të hershëm

479
Mustafa BERATI
Filip Papajani (ose Lipi, pseudonimi i tij letrar) futet në atë kategori patriotësh që lidhen shumë ngushtë me dashurinë për atdheun dhe veçanërisht me vendlindjen e tij, Elbasanin. Gjatë gjithë jetës së tij të trazuar dhe plot peripeci botoi shumë krijime si në prozë, në poezi, në drama dhe që të gjitha ato mbanin vulën e një dashurie sublime për Shqipërinë dhe shqiptarët. Njihet kryesisht për përmbledhjen poetike “Elbasani”, dramat “Moisi Golemi”, “Bardhushi” dhe për tregimin e gjatë “Proka” si dhe vepra të tjera punuar përgjatë vitit 1936. Në përmbledhjen e tij më të njohur “Elbasani”, punim i vitit 1938, ndihet influenca artistike e poetit të madh rumun me origjinë shqiptare, Eminesku, kurse nga “Kosova Film” në vitin 2000 është ekranizuar tregimi “Proka”, film që fitoi çmim të veçantë në Festivalin e Kanës në Francë. I njohur për publikun është edhe tregimi “Kukudhi i Kavajës, i cili u botua në gazetën “Shkumbini” të vitit 1922 dhe që më vonë zuri vend në antologjitë letrare të shkollave 7-vjeçare. Ky tregim u ribotua më vonë në “Antologjinë e Tregimit Shqiptar 1884-1939”, botim i vitit 1986.

Pak nga jeta e tij:
Lipi u lind në Elbasan në vitin 1878. Kaloi një fëmijëri të vështirë, por romantike siç e kujton ai vetë. Pak vite më vonë pas këtyre peripecive fëmijërore emigroi në Rumani te daja i tij me ëndrrën për të krijuar diçka të vetën si model. Megjithatë, përfundoi si pjatalarës në restorantet e Bukureshtit, gjë që nuk ia fashiti shpresën për një rilindje shpirtërore të tij. Ky vrull patetik e afroi me rrethe patriotike shqiptare të Rumanisë. E veçanta në këtë mjedis ishte se ai lidhi miqësi të sinqertë me Asdrenin. Po në këto rrethana të vështira jete ai u dashurua me vajzën e një emigranti korçar, kurorëzimin e së cilës e paraqiti me një martesë shembullore në kishën katedrale të Bukureshtit, ku e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe personaliteti i njohur rumun me origjinë shqiptare princ Gjika (i vëlla i Elena Gjikës). Filipi u kthye në Shqipëri në vitin 1919, punoi si mjek shëtitës për disa kohë në Elbasan, ku themeloi edhe gazetën “Shkumbini”, të cilën e prezantoi me disa artikuj të zjarrtë tendencën e tij politike dhe popullore. Një ditë para se të vdiste, shkroi këngën e mjellmës së tij, “Një elegji lirike për forcën e jetës dhe të vdekjes” të cilën ia dorëzoi nipit të tij, Robertit. Vjersha ruhet akoma në dokumentet e familjes Cipo:

Një tra kërcet 
Shkak? Pa shkak!
Derth helm n’gjak
Ky zan’ i shkretë
Plot tmerr, trishtim
Mbush shpirtin tim
Një yll perëndon…
Sigal