Fierzë/ Gjendet 40-vjeçari i zhdukur në ujërat e Valbonës

453
Në liqenin e Fierzës është gjendur viktima Shan Pjetri, që më 5 Maj të 2015, gjatë udhëtimit në automjetin me katër persona ka përfunduar në Valbonë, pasi doli me shpejtësi nga rruga e rezultoi i zhdukur.
Vetëm para pak çastesh një kalimtar, banor i Fierzës, dalloi viktimën, të nxjerrë në breg si rezultat i reshjeve.
Policia menjëherë arriti në vendngjarje dhe identifikoi viktimën që i përket pikërisht Shan Pjetri, 40 vjeç, nga fshati Fierzë i Pukës.
Aksidenti i rëndë ndodhi në urën e Dragobisë, në Tropojë, dhe si rezultat Shan Pjetri nga Fierza, së bashku me Shpëtime Lilaj që gjendeshin në makinë, rezultuan të humbur. Dy të plagosururit e tjerë, Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. 
Shtetësja Shpëtime Lilaj u gjet dy ditë pas aksidentit në ujërat e Valbonës falë ndërhyrjeve me polumbarë përngjatë lumit valbona.Gjendet në Fierzë viktima e aksidentit në Valbonë pas 22 ditësh
Sigal