Fier, zjarr në ambientet e jashtme te një fabrike, dyshohet aksidental

441
FIER – Ambientet e jashtme të një fabrike mielli në qendër të qytetit të Fierit janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në të gjithë zonën duke rrezikuar banorët e dy lagjeve.
Zjarri është favorizuar nga çlirimi i gazit karbonik të mbetjeve disa vjeçare që ndodheshin në këtë ambient, por edhe nga era e cila ka përhapur flakët.
Reparti zjarrfikës është ndodhur në vendngjarje me një automjet zjarrfikëse, por ka qenë e vështirë të neutralizohet zjarri për shkak të terrenit të vështirë.
Rreziku kryesor në këtë ngjarje kanë qenë kabinat elektrike që ndodheshin fare pranë zonës së zjarrit, por situata është qetësuar pas disa minutash.
Edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të monitoruar situatën, por ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri të papritur. Dyshimet janë hedhur tek bizneset aty pranë, të cilat mund t’i kenë vendosur zjarrin mbetjeve të grumbulluara.
Sigal