Fier: Spiunon të vëllain: Vjedh energjinë elektrike, arrestojeni

444
Vëllai spiunon të vëllain në polici për ta burgosur. Një ngjarje gati e pazakontë në ditët e sotme ka ndodhur në Fier, ku vëllai ka denoncuar vëllain për vjedhje të energjisë elektrike. I bindur që ai do të futej në burg, vëllai A.Sh., 47 vjeç, ka telefonuar herë pas here policinë, duke u bërë me dije se vëllai i tij i vogël vidhte energji. Policia në një komunikatë për median tregon se 47¬vjeçari A.Sh., me banim në fshatin Kuman të Roskovecit, në dy raste të ndryshme, pikërisht më 24 dhe 27 tetor, ka telefonuar në numrin 129 në sallën operative Fier, shkruajnë mediat. Te punonjësi i policisë në shërbim ai ka kërkuar që të veprojnë uniformat blu, duke thënë se vëllai i tij E.Ç., 43 vjeç, vjedh energji elektrike.

Burime zyrtare nga policia thanë se në të dyja rastet në bashkëpunim me OSHEE¬në, është bërë verifikim dhe nuk është konstatuar në asnjërast se vidhej energji elektrike nga 43¬vjeçari, apo të ishte krijuar ndonjë lidhje e paligjshme. Për këtë arsye kanë nisur hetimet për të gjetur denoncuesin dhe arsyet e tij. Sipas policisë, denoncuesi e kishte bërë gjithë këtë zhurmë për inat, pasi mes dy vëllezërve kishte konflikte të hershme pronësie dhe në këtë mënyrë 47¬vjeçari ka menduar që të nxjerrë inatin. A.Sh. po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”. Vëllai i denoncuar kishte disa vite që kishte ndërruar mbiemrin për shkak dokumentesh në Greqi. Mësohet se i denoncuari nuk ka dashur të japë sqarime apo të aludojë rreth arsyes pse vëllai ka dashur ta çojë në burg. Ai ka thënë se vazhdon ta ketë vëlla, pavarësisht asaj që ka ndodhur, duke mos u prononcuar më tej për marrëdhëniet mes tyre.
Sigal