Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier në vendin e quajtur Kashisht, përgjatë aksit në aksin Levan – Fier. Dy makina janë përplasur, ku siç mësohet, një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, janë plagosur 5 persona.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Tre të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë, “Volkswagen”.

Nuk dihen ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.