Sigal

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme. Mësohet se i riu është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Ai është transportuar në spital pa shenja jete. Viktima është 16-vjecari Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër.

Dyshohet se adoleshenti është goditur për vdekje me thikë, pas një sherri.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e  shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.