Fier, sekuestrohen 22 doza heroinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Policia e Fierit godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në bazë të një hetimi një mujor dhe punës së mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacionin antidrogë i koduar "Red 2".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Elvir Kananaj, 28 vjeç, banues në lagjen "Afrimi i Ri" Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Elvir Kananaj i'u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.