Fier, pezullohet mësuesja, nxënësit bojkotojnë mësimin

403
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Penellopi Pirro” në qytetin e Fierit kanë braktisur mësimin sot dhe kërkojnë rikthimin e një mësueseje të pezulluar. Bashkë me prindërit ata janë grumbulluar përpara shkollës, duke deklaruar se pezullimi i mësuese ka qenë i padrejtë. “Të rikthehet mësuesja ne punë. Pezullimi i mësueses i padrejtë. Mësuesja bënte konsultë falas dhe jo kurse”, kanë thënë nxënësit dhe prindërit. Ndërkohë që pezullimi i saj nga DAR është bërë me arsyetimin se ajo kryente kurse private. Drejtoresha e shkollës, Antigoni Kanani nga ana tjetër ka deklaruar se ka zbatuar një vendim të DAR. Por nxënësit shprehen se nuk do të kthehen në shkollë pa u rikthyer mësuesja.
Sigal