Fier/ Përplasen dy mjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

360
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë Levanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz”.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benzit” i cili është dërguar në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.