Fier, përplas për vdekje këmbësorin, pranga motoçiklistit

409
Një 37-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Qarrë pranë Levanit të Fierit. Aleksandër Hoxhara u përplas nga një motoçikletë teksa ishte duke ecur në anë të rrugës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar drejtuesin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal