Fier-Patos përplasen 2 makina, 5 të plagosur

466
5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve pasditen e sotme në aksin Fier-Patos.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 anëtar të një familjeje si dhe një person tjetër.
Të përfshira në këtë aksident janë automjetet me targa BMW AA459FH dhe Citroen me targa AA125KC.
4 pjesëtarët e së njëjtës familje udhëtonin me makinën tip Citroen ndërsa mes të plagosurve janë edhe dy vajza të familjes të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak I aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e të dy mjeteve të përfshira në të. 
Sigal