Fier, një person qëllon me armë në drejtim të një lokali

589
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Fierit rreth një orë më parë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Maji, në vendin e njohur si kryqëzimi i parkuit në Fier. Një person ka nxjerrë pistoletën nga brezi, ka qëlluar në drejtim të derës së një lokali dhe më pas është larguar.
Fatmirësisht, njofton policia, nuk ka persona të plagosur nga të shtënat. Ka nisur tashmë puna për indetifikimin e personit në fjalë dhe për shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në datën 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut” një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së një lokali dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sigal