Fier-Levan/Motoçikleta përplaset me kamionin, dy të plagosur, njëri në gjendje kome

417
Dy persona janë aksidentuar rëndë në aksin Fier-Levan në vëndin e quajtur Liqeni. Ngjarja ndodhi në orën 12 e 25 minuta, dhe sipas informacioneve paraprake një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy persona, është përplasur me një maune duke e goditur nga pas.
Mësohet se njëri nga të aksidentuarit është më rëndë dhe si pasojë e goditjes ka kaluar në gjendje kome, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tij. Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë për mjekim në spitalin rajonal të Fierit, me dëmtime të shumta në trup dhe në kokë.
Sigal