Fier, kapet me lëndë narkotike, arrestohet 31 vjeçari

417
Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit për posedim të lëndëve narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Krenar Ramaj, 31 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, të cilit në momentin e ndalimit i janë gjetur në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal