Sigal

Një kamion që transportonte lule dhe pemë dekorative ka dalë nga rruga në hyrje të autostradës Fier- Vlorë, në afërsi të Levanit. Kamioni me targa AA 902 GK i markës “Benz” ka përfunduar me kanalin pranë autostradës.

Mësohet se kamionit i është bllokuar timoni dhe ka përfunduar në kanal, duke evituar një tragjedi të mundshme nga ky aksident. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke drejtuar edhe lëvizjen e automjeteve për të shmangur bllokimin e trafikut.

Ndërkohë që është kërkuar ndihma e drejtuesve të automjeteve të tonazhit të rëndë për të mundësuar nxjerrjen e kamionit nga kanali.