Fier, humb jetën një person, makina u përplas me një motor

428
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fieri, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, aksidenti ndodhi tek “Qafa e Koshovicës”, ku një makinë u përplas më një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Agim Hoxha.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si dhe ambulanca, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi. Blutë kanë kryer veprimet hetimore dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti dhe identifikimin e drejtuesit të makinës.
Sigal