Fier, hiqej si punonjës shtetëror, arrestohet në flagrancë 44 vjeçari

460
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 44 vjeçarin Gëzim Prendi, banues në lagjen “Kryengritja”, i cili paraqitej si Drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm para punonjësve të një televizioni lokal, pa qënë në fakt punonjës shtëtëror siç pretendonte.
Policia shpalli gjithashtu në kërkim shtetasin me iniciale U.GJ, 33 vjeç, banues në lagjen “Bishanak” pasi në konflikt e sipër me Prendin, i cili hiqej si punonjës shtetëror, plagosi nga pakujdesia me armë zjarri motrën e tij, shtetasen B.T, 38 vjeç, banuese në Bishanak.
Policia sekuestroi një gëzhojë mod 54 ,cal 7.62 mm ne vendin e ngjarjes. 
Sigal