Fier, grabitën dhe përdhunuan çiftin në Seman, dy në pranga

431
Sigal

FIER- Një muaj pas ngjarjes ky një çift të fejuarish u grabitën dhe përdhunuan në Seman të Fierit, policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar për ngjarjen. Në momenti e arrestimit, shtetasve Endri Goga dhe Shaban Skeja, iu gjetën në banesë maskat, fishekë dhe një shotgan.
 
Ngjarja ka ndodhur në 29 tetor në afërsi të lumit të Semanit, teksa çifti i të fejuarve nga qyteti i Fierit kishin dalë për shëtitje me automjetin e tyre, por kanë rënë pre e grabitësve të armatosur, të cilët më pas i kanë dhunuar edhe seksualisht.
 
Të rinjtë kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por kanë pohuar se nuk kanë mundur t’i identifikojnë agresorët.
 
Pas hetimeve lidhur me këtë ngjarje, policia e Fierit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuarit si autorë të grabitjes dhe përdhunimit të dy të rinjve.