Fier/ Gjendet i pajetë në banesë 68 vjeçari

347
Sigal

Një 68-vjeçar nga qyteti i Fierit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen lagjen “Kastriot”.

Shtetasi i identifikuar si Mistokli Llupi jetonte i vetëm.

Ka qenë vëllai i tij ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës.

Mësohet gjithashtu se ky shtetas kishte ndërruar jetë tre ditë më parë. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, shkruan BW.

Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen.