Fier, ekzekuton me çifte ish-vjehrrin, më pas vetëvritet

534
Sigal

Një vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur ditën e djeshme në Seman të qytetit të Fierit, ku në pak minuta dy persona kanë humbur jetën. Për motive të panjohura, ish-dhëndri Gentian Nushi 40-vjeç ka shkuar në shtëpinë e ish-vjehrrit dhe e ka qëlluar në prag të derës për vdekje, ndërsa pak minuta më vonë është kthyer në banesën e tij dhe ka vrarë veten. Mësohet se Miço Koçi, 65 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas të shtënave me çifte. Nga të dhënat e para bëhet me dije se dy viktimat jetonin afër njëri-tjetrit edhe pse Nushi kishte dy vjet i divorcuar me vajzën e Miço Koçit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje familjarët e dy viktimave për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur Fierin. Mësohet se konflikti ka nisur fill pas ndarjes së 40-vjeçarit nga gruaja, e bija e ish-vjehrrit të tij.