Fier/ E shtypi rruli, zbardhet aksidenti fatal

422
Sigal

E shtypi rruli, zbardhet aksidenti fatal në By Passin e Fierit

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e pasdites në By Passin e Fierit.

Edhe pse në fillim u tha se u përplas nga një makinë në lëvizje, mësohet se 18 vjeçari M. K nga Tepelena, ka humbur jetën pasi është shtypur nga rruli që punonte në ndërtimin e segmentit.

M. K ishte punëtor në këtë segment.

Ai ka humbur jetën mënjëherë pas aksidentit në punë, mësohet në komunikatën e policisë.

Informacion paraprak i Policisë:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.